Norvegjia ka siguruar kalimin në çerekfinalen e Kupës së Botës pasi mposhti Brazilin me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales. Erling Haaland ishte protagonist i takimit, duke shënuar dy gola në pjesën e dytë për t'i dhënë fitoren kombëtares së tij.
Pak minuta më vonë, Haaland realizoi golin e dytë me një goditje të ulët nga distanca, duke dyfishuar epërsinë për norvegjezët.
Brazili, i cili drejtohet nga trajneri Carlo Ancelotti, pati mundësi të shënonte më herët, por Bruno Guimarães dështoi nga pika e bardhë e penalltisë, pasi goditja e tij u prit nga portieri Orjan Nyland. Në pjesën e dytë, edhe Endrick humbi një rast të pastër përballë portierit, ndërsa Vinícius Júnior u ndalua nga intervenimet e Nylandit, i cili gjithashtu shpëtoi një autogol të mundshëm nga Kristoffer Ajer.
Neymar, i cili u inkuadrua si zëvendësues për paraqitjen e tij të dytë në këtë turne, shënoi golin e vetëm për Brazilin nga penalltia në kohën shtesë. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes, duke shënuar kështu eliminimin e hershëm të pesë herë kampionëve të botës.
Me këtë fitore, Norvegjia kualifikohet në çerekfinalen e parë në historinë e saj në Kupën e Botës.
Për Haaland, këta dy gola e çojnë në shtatë numrin e përgjithshëm të realizimeve në këtë turne, duke u barazuar me Lionel Messin dhe Kylian Mbappén në garën për "Këpucën e Artë". Gjithashtu, ai ka vazhduar serinë e tij duke shënuar në 14 ndeshje ndërkombëtare radhazi për Norvegjinë.
Burimi: skysports.com
