Të fundit

Kapen mallra fals në Han të Elezit, Dogana jep detajet

Mbrëmë rreth orës 22:00, zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës, në pikën e kalimit kufitar Hani i Elezit, kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, në kuadër të zbatimit të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut dhe kompetencave ligjore.

Në përputhje me procedurat doganore, drejtuesi i automjetit është pyetur fillimisht nëse posedonte mallra për deklarim. Pas deklarimit se nuk kishte asgjë për të paraqitur, zyrtarët doganorë, bazuar në dyshime të arsyeshme dhe në autorizimet e përcaktuara me Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, kanë ushtruar kontroll fizik të automjetit.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit janë zbuluar 128 palë këpucë të markave të mbrojtura, për të cilat personi nuk ka poseduar dokumentacion që dëshmon origjinën, importin e rregullt apo të drejtën për përdorimin dhe qarkullimin e këtyre produkteve.

Në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, Dogana e Kosovës ka kompetencë të ndalojë mallrat për të cilat ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, si dhe të ndërmarrë masat e nevojshme administrative dhe kundërvajtëse ndaj personave që tentojnë t’i fusin ose t’i qarkullojnë ato në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Lidhur me rastin është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar për procedura të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin doganor dhe dispozitat që rregullojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Dogana e Kosovës deklaron se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe qarkullimit të mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, duke kontribuar në mbrojtjen e konsumatorëve, garantimin e konkurrencës së ndershme në treg dhe mbrojtjen e interesave fiskale të Republikës së Kosovës.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci