Të fundit

PE: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kyç për Serbinë

Parlamenti Evropian miratoi sot një rezolutë për Serbinë, në të cilën rikujtohet se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe zbatimi i detyrimeve që burojnë nga dialogu mbeten pjesë përbërëse e perspektivës evropiane të Serbisë.

Eurodeputetët, në rezolutë, i bënë thirrje Serbisë që të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshjen e Ohrit, transmeton Paparaci.

“Nga Serbia pritet të bashkëpunojë me Kosovën për të sjellë përfundimisht para drejtësisë autorët e sulmit terrorist në Banjskë në vitin 2023”, thuhet në dokument. Gjithashtu shprehet keqardhje për faktin se Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht autorët e këtij sulmi, veçanërisht Millan Radoiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe.

Në rezolutë vlerësohet se Serbia ka shënuar përparim të kufizuar ose aspak përparim në shumë kapituj të negociatave. Po ashtu ritheksohet se negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të ecin përpara vetëm mbi bazën e përparimit të matshëm dhe të qëndrueshëm, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësisë së gjyqësorit, lirisë së mediave dhe reformës së administratës publike.

Rezoluta, autor i së cilës është raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, u miratua me 468 vota pro, 116 kundër dhe 79 abstenime.

Deputetët e Parlamentit Evropian miratuan gjithashtu amendamente, në të cilat shprehet keqardhje për fushatën që synonte të akuzonte në mënyrë të rreme pjesëmarrësit e protestës së 15 marsit 2025 në Beograd se kishin simuluar përdorimin e një “topi zanor”. Ata dënuan gjithashtu akuzat ndaj eurodeputetëve se kishin përhapur lajme të rreme lidhur me atë protestë, si dhe shprehën shqetësim për bashkëpunimin e partisë në pushtet në Serbi me Partinë Komuniste të Kinës./Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci