Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një të dyshuar, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është bërë në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë.
I arrestuari, S.U. kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Belgjikës, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.
