Të fundit

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se edhepse koha është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm.

Postimi i tij i plotë:

Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO, e cila e shpëtoi popullin tonë nga gjenocidi, mbajti samitin e radhës në Turqi.

Kosova duhet të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim. Edhe pse koha është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm.

Kush nuk e mbështet këtë objektiv strategjik të Kosovës është ose shkurtpamës, ose nuk e kupton përgjegjësinë e postit që mban.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci