Princi Leka dhe gruaja e tij, Blerta janë bërë prindër të një djali.
Të birin, ata e kanë pagëzuar me emrin Aleksandër.
Vogëlushi ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm (10 korrik 2026), në orën 05:30.
Lajmi u konfirmua edhe nga Erion Teli, ish-drejtori i komunikimit të familjes mbretërore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tregoi se e kishte parë orën pa pushim që nga agimi.
“Sot është një nga ato ditë që fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gëzimin”, u shpreh Teli, duke treguar se ishte lutur që çdo gjë të shkonte mirë për princeshën.
Teli i dedikoi fjalë të ndjera princeshës Blerta, duke e falënderuar për përulësinë dhe durimin që ka treguar ndaj monarkistëve gjatë pritjes së ëmbël.
Ai e mbylli urimin me fjalët: “Mirë se erdhe në jetë, Lartësia e Tij Mbretërore, Princ Aleksandër! Zoti e bekoftë Familjen Mbretërore Shqiptare”.
