Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në zyrën e një depoje në Graçanicë, ku nga kasaforta kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash të gatshme.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur gjatë orëve të pasditës së djeshme.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet tutje në raportin e Policisë.
