Një fëmijë është goditur nga një veturë sot në Rahovec.
I dyshuari për aksidentin e ka dërguar fëmijën për trajtim në Spitalin e Gjakovës dhe është larguar.
Pas trajtimeve fillestare, është transferuar për trajtim në Prishtinë.
Ndërkohë, pas një pune intensive, policia ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar.
I njëjti është shoqëruar në stacion për t’u intervistuar.
Derisa në fshatin Llazicë të Malishevës, ka qenë edhe një aksident tjetër vetëm me dëme materiale.
Aksidenti ka ndodhur për arsye të kyçjes jo të sigurtë.
