Të fundit

Tragjedi në Bruksel: Zjarr në një kantier ndërtimi, raportohet për viktima dhe të zhdukur

Disa njerëz e kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një kantier ndërtimi në Bruksel të martën, ndërsa kërkimet për gjashtë persona të zhdukur po vazhdojnë, njoftuan autoritetet vendase.

Një numër i papërcaktuar trupash u gjetën në njërin prej dy ashensorëve të projektit të madh të rinovimit në sheshin qendror “Place de Brouckere”, ku zjarri shpërtheu herët të martën, tha një zëdhënës i inspektoratit të punës në kryeqytetin belg.

Ai shtoi se ende nuk është e qartë nëse trupat e gjetur u përkasin të gjashtë punëtorëve të raportuar si të zhdukur. Brigada e zjarrfikësve bëri të ditur se në çastin e shpërthimit të zjarrit në kantier ndodheshin më shumë se 200 punëtorë. Tre njerëz janë dërguar në spital pas zjarrit, tha ajo./REL

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci