Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka konfirmuar se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i partisë, duke theksuar se i gjithë procesi është zhvilluar në përputhje me dispozitat e Statutit të LDK-së.
“Po mund të konfirmoj se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në pajtim me dispozitat e Statutit të LDK-së”, deklaroi Zemaj
