Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për regjistrimin e lindjeve dhe vdekjeve për muajin maj të këtij vitit.
Sipas të dhënave, në muajin maj janë regjistruar 2.328 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).
Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1.212 lindje janë meshkuj dhe 1.116 lindje janë femra.
ASK thotë se në maj ka pasur rritje të numrit të lindjeve rreth 3,0% krahasuar me muajin prill 2026.

Ndërsa po në këtë muaj janë regjistruar gjithsej 871 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës).
Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 445 janë meshkuj dhe 426 janë femra. Krahasuar me muajin prill 2026, në muajin maj 2026 janë regjistruar 4,9% raste të vdekjeve të ndodhura më pak.

