FIFA ka bërë të ditur se fituesi i Botërorit të dielën në finalen mes Argjentinës dhe Spanjës do të marrë unazat teksa në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Donald Trump.
Unazat e fituesve janë traditë në sportin amerikan, me fituesit e Super Bowl në futbollin amerikan që marrin unaza të tilla.
30 unaza do të jenë për kamionin e botës ndërkaq do të jenë në dispozicion edhe 1 mijë e 996 unaza të tjera që do të dalin në shitje për tifozët. Unazat do të përmbajnë trofeun e vogël të Botërorit.
Presidenti Trump që do të dorëzojë trofeun te fituesit, nuk ka marrë pjesë në asnjë ndeshje të Botërorit.
Mirëpo presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se Trumpi do të marrë pjesë në finale.
