Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, e ka cilësuar si “të pabesueshme” fotografinë e vitit 2007, ku ai shihet duke larë Lamine Yamal kur ky i fundit ishte ende foshnjë. Messi foli për këtë imazh të premten, pak ditë para finales së Kampionatit Botëror 2026. “E kam bërë atë foto kur ai ishte foshnjë… fakti që të dy po luajmë në Botëror tani është i çmendur”, deklaroi 39-vjeçari.
Fotografia ishte realizuar si pjesë e një kalendari bamirësie në stadiumin e FC Barcelonës, nga gazeta lokale Sport dhe UNICEF. Fati e deshi që Yamal, i cili u bë yll i Barcelonës rreth 15 vjet më vonë, të pozonte krah për krah me legjendën argjentinase. Tani, 19-vjeçari Yamal do të përballet me Messin për herë të parë në nivel ndërkombëtar në finalen e madhe.
Gjatë një aktiviteti në FIFA Fanatics Fest në New York, Messi e vlerësoi Yamalin si një lojtar të jashtëzakonshëm dhe një yll global. “Ai është një nga më të mirët në botë për momentin. I uroj fat, sepse suksesi i tij do të jetë suksesi i Barcelonës, por ne do të përpiqemi ta ndalojmë që të luajë në nivelin e tij më të lartë”, tha Messi. Ai shtoi se Spanja ka një ekip të fortë dhe se Argjentina do të bëjë çmos për të fituar titullin.
Fotografi Joan Monfort, i cili realizoi fotot ikonike, tha se interesi për punën e tij është rritur ndjeshëm. “Fotoja ka shpërthyer në të gjithë botën, dhe fakti që finalja është në SHBA i ka dhënë një shtytje shtesë. Kjo ka kulmuar me finalen mes Messit dhe Yamalit.
“Herën e parë që e pashë, mendova se ishte inteligjencë artificiale dhe se nuk ishte reale”, tha Merino.
Messi, i cili ka shënuar tetë gola dhe katër asistime në këtë turne, po përgatitet për finalen e tij të tretë të Botërorit. Ai aktualisht ndan vendin e parë me Kylian Mbappé për “Këpucën e Artë” të vitit 2026.
Burimi: espn.com
