Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e lejueshme për tregtimin e derivateve në Kosovë për datën 18.07.2026.
Çmimi maksimal i lejuar për tregtimin e naftës për sot është 1.63 euro për litër, benzina 1.45 euro për litër ndërsa gazi 0.60 euro për litër.
Kujtojmë që nga dje çmimi i naftës është shtrenjtuar për 3 centë, benzina për 2 centë ndërsa gazi mbetet në çmim të njëjtë.
