Franca dhe Anglia, dy nga favoritët kryesorë për fitimin e Kupës së Botës 2026, do të përballen sonte në ndeshjen për vendin e tretë, pasi u eliminuan në gjysmëfinale.
Takimi do të zhvillohet në Miami Stadium, me fillim nga ora 23:00.
Didier Deschamps pritet t’i bëjë disa ndryshime në formacion, duke u dhënë hapësirë futbollistëve që kanë luajtur më pak gjatë këtij Botërori.
Megjithatë, Kylian Mbappé dhe Michael Olise pritet të jenë titullarë, me sulmuesin e Real Madridit që synon ta fitojë titullin e golashënuesit më të mirë të turneut.
Në mesfushë do të rikthehet N’Golo Kanté, në atë që mund të jetë paraqitja e tij e fundit në një Kupë Bote me Francën.
Përkrah tij do të luajë Warren Zaïre-Emery, ndërsa në mbrojtje priten nga minuta e parë Malo Gusto dhe Theo Hernandez.
Edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, do të bëjë rotacione, por nuk heq dorë nga liderët e skuadrës.
Harry Kane dhe Jude Bellingham do ta nisin ndeshjen si titullarë, ndërsa Bellingham do të luajë më i tërhequr në mesfushë përkrah Anderson.
Pas sulmuesit të Bayern Munichut do të veprojnë Bukayo Saka, Morgan Rogers dhe Marcus Rashford.
Formacionet e mundshme
Franca (4-2-3-1):
Maignan; Gusto, Lacroix, Konaté, Theo Hernandez; Zaïre-Emery, Kanté; Cherki, Olise, Doué; Mbappé.
Anglia (4-2-3-1):
Henderson; Quansah, Guehi, Burn, O’Reilly; Bellingham, Anderson; Saka, Rogers, Rashford; Kane.
