Të fundit

De la Fuente: Finalja me Argjentinën do të vendoset nga detajet, jo nga Messi

Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente, ka deklaruar se finalja e Kupës së Botës 2026 ndaj Argjentinës do të jetë një ndeshje e balancuar, ku fituesi do të përcaktohet nga detajet, ndërsa ka përjashtuar mundësinë e markimit individual ndaj Lionel Messit.

Në konferencën për media para finales në stadiumin “MetLife” në New Jersey, De la Fuente tha se arritja deri në finale është një privilegj dhe se Spanja është e gatshme të luftojë për trofeun.

“Vetëm të jesh në një finale është një privilegj. Tani kemi mundësinë të luftojmë për Kupën e Botës”, deklaroi ai.

Trajneri spanjoll vlerësoi Argjentinën dme në kryer selektrin Lionel Scaloni, duke theksuar se të dyja kombëtaret kanë cilësi të mëdha dhe se ndeshja do të vendoset nga skuadra që do t’i neutralizojë më mirë pikat e forta të kundërshtarit.

Duke folur për Messin, De la Fuente kujtoi një eksperiencë nga koha kur punonte te Sevilla, kur një tentativë për ta markuar individualisht përfundoi me katër gola të shënuar nga argjentinasi.

“Nuk do ta markojmë individualisht, por sigurisht që do të kemi vëmendje të veçantë ndaj tij”, tha ai.

De la Fuente konfirmoi gjithashtu se Lamine Yamal është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm për finalen, ndërsa zbuloi se para sfidës ka marrë këshilla edhe nga ish-trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque.

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës zhvillohet të dielën, më 19 korrik, në stadiumin “MetLife” në New Jersey, me fillim nga ora 21:00 sipas kohës së Evropës Qendrore.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci