Të fundit

ZPS kundër dorëzanisë së ofruar të Thaçit: Çka thotë West?

Derisa javën e kaluar është diskutuar mundësia që Hashim Thaçi të lirohet me kusht, kërkesë kjo ekskluzive e tij për çka ka ofruar 50.000 euro dorëzani si ofertë fillestare, këtë javë u trajtua kërkesa e tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Gazetarja Rina Mujku në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, tha se oferta e Thaçit mund të rritet për faktin një ofertë e tillë është bërë më parë nga Bashkim Smakaj. E duke pasur parasysh veprat për të cilat e ngarkon ZPS-ja Thaçin, ajo thotë se dorëzania mund të shkojë edhe më lartë.

Mujku thotë se, megjithatë, as kaq para nuk po i mjafton Prokurorisë së Specializuar që në një përgjigje të dhënë gjatë kësaj jave si kundërpërgjigje e kërkesës së Hashim Thaçit për lirim me kusht nën dorzaninë e 50.000 eurove dhe po ashtu 13+ kushteve të tjera që ishin ato edhe kushtet që mund t’i ofronte shtesë gjykata dhe të cilave Thaçi do t’u bindej, “e ka kundërshtuar në plotni dhe e ka nisur pikërisht me faktin për çka e përmban në fakt edhe kërkesa e Hashim Thaçit që nuk ekziston rreziku i arratisjes, pra rreziku i fluturimit, sepse e përmendëm gjatë javës së kaluar që një rrezik të tillë e kishte larguar plotësisht si arsye edhe vetë gjyqtari tek rasti i madh, pra Charles Smith, se nuk ekziston diçka e tillë, pavarësisht se rasti është shumë më i rëndë dhe shumë më i komplikuar se rasti i dytë, ndërkaq te rasti i dytë kjo ky arsyetim vazhdon të ekzistojë dhe ajo çka Kimberly West i thotë në këtë rast gjyqtarit të vetëm Christopher Gosnell i thotë që ‘ti nuk ke nevojë që t’i rishikosh arsyetimet se për çka e ke lënë në paraburgim Thaçin por duhet të jesh i vetëkënaqur, pra jemi i mjaftueshëm, që ato arsye thjesht ekzistojnë akoma’”.

“Nuk ka nevojë që të rishikohen se a janë apo jo, thjesht ke thënë një herë që ekzistojnë si arsye, një ndër to edhe rreziku i arratisjes, dhe ajo duhet të mbetet e mirëqenë dhe duhet të merret si e tillë për t’ia vazhduar paraburgimin edhe më tej Hashim Thaçit, vendim për të cilin do të mësojmë në fillim të muajit gusht”, tha gazetarja Mujku.

Mirëpo, ajo shtoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar në këtë rast i kundërshton edhe pikat e tjera dhe faktin që Hashim Thaçi ka kërkuar lirim me kusht, qoftë edhe me dorëzaninë prej 50.000 eurosh, “sepse për herë të parë Kimberly West zbulon se, duke qenë në një regjim të dyfishtë të vizitave në qendrën e paraburgimit në Sheveningen, diçka e tillë Hashim Thaçit i është vënë si kusht që do të mund të kërkonte rishikimin e regjimit në paraburgim vetëm pas mbylljes së rastit, çka nuk ka ndodhur akoma sepse akoma nuk janë thënë fjalët përfundimtare, apo nëse do të ketë ndryshim drastik të rrethanave që sipas ZPS-së, as njëra dhe as tjetra nuk ekzistojnë akoma, pra as nuk ka ndryshim drastik të rrethanave dhe në anën tjetër nuk janë dorëzuar as dosjet përfundimtare dhe nuk janë thënë as fjalët përfundimtare në këtë rast çka sipas saj nuk duhet t’i merret parasysh fare si kërkesë dhe Thaçit duhet t’i vazhdohet paraburgimi në këtë rast edhe për dy muaj të tjerë”, u shpreh Rina Muku.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci