Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u pyet të enjten për kërcënimet e fundit të presidentit Donald Trump se do të “bombardojë dhe shkatërrojë” një urë ose një central energjetik sa herë që Irani sulmon një anije në Ngushticën e Hormuzit.
Duke folur me gazetarët në margjinat e samitit të ASEAN-it në Manila, Rubio pretendoi: “Irani po na lutet, si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi: ‘Le të bëjmë një marrëveshje. Le të flasim. Le të flasim’”, shkruan CNN.
Ai shtoi se sa herë që SHBA-ja dhe Irani bien dakord për një marrëveshje armëpushimi, “njerëzit që janë në pushtet atje ose e shkelin atë, ose duan ta ndryshojnë”.
“Prandaj ata do të vazhdojnë të paguajnë një çmim, dhe çdo natë ai çmim bëhet gjithnjë e më i lartë”, shtoi ai.
“Tani për tani, me sa duket, atyre ende nuk u ka ardhur mendja dhe, për këtë arsye, presidenti nuk sheh shumë dobi t’u përgjigjet ofertave të tyre në këtë moment, sepse sinqerisht, Irani qartazi nuk është gati të arrijë një marrëveshje – të paktën jo një marrëveshje që është i gatshëm ta respektojë”.
Diplomati më i lartë iranian, Abbas Araghchi, së fundmi e përshkroi doktrinën mbrojtëse të vendit si “sy për sy”.
“Çdo agresion kundër Iranit, përfshirë ndaj infrastrukturës sonë, do të detyrojë një përgjigje të fuqishme dhe vendimtare”, shkroi Araghchi në X vonë të mërkurën.
“Politika e presidentit është ‘kokë për sy’. Dua të them, sinqerisht, kështu do të jetë”, tha Rubio.
