Të fundit

“S’kemi histori të përdorimit të gazit”, arsyetimi i Kusarit për refuzimin e gazit amerikan

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila është ministre e Qeverisë Kurti, ka thënë se për çështjen e gazit amerikan duhet të ketë diskutime bazuar në fakte dhe debat ekonomik.

Sipas saj, debati për gazin s’mund të bëhet me kategorizime “pro apo kundër Amerikës”.

“Nuk u ndalëm të flisnim për përfitimet apo sfidat, apo obligimet që i marrim. Por mori një far forme një stihi të pandalur, që kjo është Qeveri amerikan e që nuk e dojnë gazin”, ka thënë Kusari-Lila në T7.

Ajo ka thënë se s’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan. Kusari-Lila gjithashtu ka deklaruar se pajtohet me kolegët në Qeveri, se infrastruktura e gazit amerikan në Kosovë në raport me amvisëritë është e panevojshme.

“Pajtohem në kolegët e mi në Qeveri që infrastruktura në raport me amvisëritë dhe shpërndarjen e rrjetit të gazit në tërë Kosovën, është e panevojshme. Ne asnjëherë s’kemi pasur histori të përdorimit të gazit”, ka shtuar tutje ajo.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci