Të fundit

Bisedat në Viber, Buzhala thotë se Lule Gjeli kishte komunikim me zëvendësministrin e VV-së, Avni Zogianin

Personi që posedon llogarinë e rreme pro Vetëvendosjes “Lule Gjeli” kishte komunikim me zëvendës-ministrin e Qeverisë së Albin Kurtit, Avni Zogiani.

Kështu sipas disa bisedave të publikuara nga gazetari Berat Buzhala, në të cilat “Lule Gjeli” i kërkonte Zogianit asistencë për të gjetur një avokat për raste penale.

“A ki naj avokat të hajrit që mkryn punë në Prishtinë”, e pyeste llogaria e rreme pro pushtetit zëvendës-ministrin e Kurtit.

“Krejt lloma janë valla. Ne penale apo civile?”, e pyeste Zogiani, teksa personi në fjalë ia kthente: “Penale”.

Profili “Lule Gjeli” ka përdorur format më të ulëta propaganduese ndaj personaliteteve të ndryshme, madje e kishte shpallur të vdekur ish-Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Dyshohet se pas kësaj llogarie në Facebook, qëndron Gent Prokshi, i afërt me eksponentë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci