Në debatin e sotëm në Kuvendin e Kosovës, deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka përdorur shprehje ofenduese ndaj të verbëritë.
Ai ndër të tjera ka thënë se të kërkosh ide nga partitë opozitare për të dalë nga kriza e energjisë është “si me i lypë qorrit sy”.
“Ky debat është thirrë me e mbrojt konsumatorin dhe mendoj se është debat i shëndetshëm. Mirëpo, është rritë njëfarë standardi, po besoj që qytetarët po e vërejnë, se s’po folët këtu për ministra që kanë marrë tenderë nga 5 milionë, as për Pronto-bisedat, dmth jemi në pajtueshmëri se është debat i shëndetshëm, është rritë standardi. Mirëpo duhet me e ba pyetjen sa është i sinqertë debati, meqenëse duhet me këqyre edhe kush e ka thirrë. Kryeministri tha se unë jam i mirëseardhur për ide kreative, është si me lypë prej qorrit sy… ”, ka deklaruar Basha.
