Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër virusit Covid-19.
Rahimaj është vaksinuar bashkë me komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, Florim Klaiqi.
“Duke parë numrin e të infektuarve që çdo ditë e më shumë është në rritje, vaksinimi mbetet zgjidhja e vetme për të dalë nga gjendja pandemike dhe për t’iu kthyer normalitetit”, ka shkruar ai.
“Ju inkurajoj që të vaksinoheni dhe t’u përmbaheni rekomandimeve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së virusit”, tha ai.
