Të fundit

A do të ketë sërish breshër dhe erëra të forta në Kosovë?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditëve të para të kësaj jave, kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira, me mundësi për shqetësime të përkohshme gjatë reshjeve dhe ndryshimeve të shpejta atmosferike.

Sipas njoftimin, e enjtja dhe e premtja, për shkak të temperaturave të larta, pritet ngarkesë më e shtuar termike, veçanërisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve.

“Indeksi UV pritet të jetë i lartë deri shumë i lartë gjatë ditëve me kthjellime. Rekomandohet mbrojtje nga rrezatimi diellor, përdorimi i kremrave mbrojtës dhe shmangia e ekspozimit nga ora 11:00-16:00”, thuhet në njoftim.
IHMK-ja ka bërë të ditur se reshjet e mundshme në fillim të javes do të jenë të dobishme për kulturat bujqësore, por mund të jenë të shoqëruara me rrezik lokal nga breshëri dhe erërat e forta.

“Rritja e temperaturave nga mesi i javës do të rrisë kërkesën për ujë te kulturat bujqësore, veçanërisht te misri, perimet dhe pemishtet. Rekomandohet ujitje gjatë orëve të freskëta të ditës, kryesisht herët në mëngjes”, thuhet në njoftim./

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci