Të fundit

Dy të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në krime ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Sipas njoftimit policor, arrestimi është kryer në Zubin Potok, ndërsa të dyshuarit, dy meshkuj kosovarë, dyshohet se gjatë periudhës së luftës kanë kryer veprime kriminale ndaj civilëve shqiptarë, ku si pasojë janë vrarë 23 persona.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rrethanat e rastit, ndërsa bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.

Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku janë vrarë 23 civil shqiptarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci