Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të hënën në zonën e Parkut Nacional në Luboten.
Sipas policisë një qytetar ka deklaruar se gjatë kohës sa ishte duke mbledhur boronica në terren, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar zonën, derisa janë angazhuar njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it.
Pas ndërhyrjes, ekipet përkatëse kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar shpërthyes pa incidente.
Rasti është trajtuar nga njësitë kompetente, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.
Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.
