Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur gjatë natës në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 02:00.

“Rreth orës 02:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore”, ka deklaruar Pllana.

Sipas tij, nga të dhënat fillestare dyshohet se një person është lënduar nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ai.

Pllana ka bërë të ditur se njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci