Të fundit

Ndalen punimet pranë “Xhamisë së Llapit”, ja çka parasheh projekti i komunës

Disa banorë dhe pronarë biznesesh në Prishtinë kanë bllokuar punimet që po zhvillohen në rrugën pranë “Xhamisë së Llapit”, duke vendosur makineri të rëndë në zonën ku po punohej.

Qytetarët kanë thënë kushte anonimiteti, se vendimi për bllokimin e punimeve erdhi si reagim ndaj projektit të Komunës së Prishtinës, për të cilin pretendojnë se është marrë pa konsultim dhe pa një plan të qartë.

Sipas tyre, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka vendosur që rruga të shndërrohet nga katër korsi në tri, me një korsi hyrëse nga drejtimi i Podujevës dhe dy korsi dalëse nga Prishtina, shkruan Ekonomia Online.

Banorët dhe bizneset e zonës vlerësojnë se ky ndryshim do të ndikojë negativisht në veprimtarinë e tyre ekonomike, pasi, sipas tyre, do ta vështirësojë ose pamundësojë furnizimin e lokaleve që ndodhen përgjatë kësaj rruge.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci