Të fundit

U akuzua për tradhti, reagon Alvisa pas ndarjes me Bashkimin

Dyshja e famshme, Bashkim dhe Alvisa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Këtë e bëri të ditur Bashkimi duke ndarë një shkrim në llogarinë e tij në Instagram.

Pas ndarjes së deklaruar nga Bashkimi e cila u bë e bujshme, në emision “Përputhen” u fol nga tre konkurrentë (Ana, Edi, Samiu) për tradhti të Alvisës, kjo e fundit ka vendosur të reagojë.

“Për klikime, për audiencë, për vëmendje apo për të prish imazhin tim. Disa njerëz të shpifur që nuk kanë shpirt. Siç e keni parë të gjithë jam rikthyer në emision për këtë djalë dhe kam luftuar pafund për të. Nëse ato mashtrime do ishin të vërteta, nuk kisha arsye pse të kthehesha (audiencë kisha, famë po ashtu kështu që 0 mundësi). Jam rikthyer vetëm për atë dhe kam dashur që ajo njohje të finalizohesh, por jo gjithçka që duam bëhet. Pavarësisht çdo gjëje e vlerësoj shumë. S’kam për ta hedh kurrë poshtë, ashtu siç tha dhe ai. Koha do vërtetoj gjithçka. Zoti është lart. Situata e krijuar, nga kush, pse, hakmarrje? Do flasim me kohë”,– ka shkruar ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci