Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Junik është arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar një femër.
I arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Paparaci.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia.
