Nesër në Prishtinë do të hapet edhe një qendër e re për kryerjen e testeve të shpejta antigjene për Covid-19, shkruan Paparaci.
Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës në një postim në Facebook, ku njoftohet se kjo qendër do të funksionojë 7 ditë në javë.
Postimi i plotë:
Komuna e Prishtinës ju njofton se duke filluar nga nesër, me datë 29.01.2022, do të hapet edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike.
Ky vendim është marr me qëllim të zvoglimit të pritjeve të qytetarëve në Amf – Qendra Studentore te menza.
Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në rrugën “Xhemajl Ibishi” do të ofroj shërbimin e testimit për Covid-19 me orar të plotë, shtatë ditë në javë, nga ora 08:00 deri në 16:00.
