Të fundit

Derbi i kryeqytetit në Shqipëri: Ja çka duhet të dini

Sot me fillim nga ora 19:45 në Stadiumin “Air Albania” do të zhvillohet ndeshja ne mes dy skuadrave të kryeqytetit shqiptar,  KF Tirana – FK Partizani.

Tirana vjen më e fortë në klasifikimi, por thonë që në përballjet e mëdha si kjo ato nuk vlejnë, derbi përmbys gjithcka.

Kjo nuk mund të jetë kurrë një përballje që vlen vetëm 3 pikë, dhe jo thjesht për prestigjin, historia e afërt mëson se rezultati i derbit shpesh ka indikuar edhe ecurinë pas tij.

Te Partizani nuk do të jetë Lukas Cardozo, Tedi Cara dhe Ergys Kaçe, dy nga tre emrat janë lojtarë të sulmit, repartit që më shumë ka çaluar në këtë fillim kampionati në kampin e kuq.

Vetëm 4 gola në pesë ndeshje është një rendiment që nuk të çon te titulli por mbetët të shihet.

Ky do të jetë derbi I parë me tifozë pas atij 5-1 të bujshëm në favor të bardhebluve, dekori i tyre padyshim  ka munguar në një përballje si kjo që në thelb të saj ka pikërisht ata, rivalitetin për dominimin e kryeqytetit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci