Të fundit

Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve ndaj Molliqajt

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar inicimin e hetimeve ndaj Dardan Molliqajt, kreut të Partisë Socialdemokrate, për sulm ndaj zyrtarit policor.

Zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë sot se Molliqaj është nën hetime në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Konfirmoj që Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj D.M. në drejtim të veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar'”, ka thënë për Paparacin, Laureta Ulaj, zëdhënëse e prokurorisë.

Policia e Kosovës ka hapur rast kundër Molliqajt në drejtim të veprës penale “sulm, raportoi Paparaci të shtunën, bazuar në burime brenda organeve të rendit.

Molliqaj: Nuk kam pranuar ftesë për intervistim nga policia

Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Policinë e Kosovës e ftoi të shtunën kryetarin e Partisë Socialdemokrate që në cilësinë e të dyshuarit të paraqitej për intervistim në stacionin policor në Prishtinë.

Por, i paraqitur në një konferencë për media të hënën, Molliqaj ka mohuar të ketë pranuar ftesë për intervistim nga policia. /Paparaci.com

Ndiqet penalisht, Molliqaj reagon për sulmin ndaj oficerit policor

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci