Të fundit

Ismajli ndihmon materialisht ish-skuadrën e tij në Kosovë

Futbollisti shqiptar që vesh fanellën e Empolit aktualisht në Serie A, Ardian Ismajli, ka dhuruar disa topa futbolli për ekipin e 2 Korrikut nga Prishtina, ku është rritur si futbollist.

Klubi i 2 Korrikut ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, se Ismajli i ka dërguar si dhuratë topat e fundit, ndërsa e ka falenderuar atë publikisht duke shkruar se i bën të lumtur pasi që s’i harron kurrë ata.

“Faleminderit, Ardian Ismajli! Përveç që po na bën krenarë me çdo paraqitje, si për klubin ashtu edhe për kombëtaren, po ashtu po na bën shumë të lumtur që nuk po na harron aspak. Faleminderit edhe një herë, për topat e dërguar!” — thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci