Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kërkuar që të hetohen deputetët e Kuvendit të Kosovës që sipas Molliqajt keqpërdorën paratë e shtetit dukei shfrytëzuar për karburante.
Referuar publikimit të shpenzimeve për karburant të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Molliqaj tha se nuk mjafton kërkim falja e humanizmi.
Ai tha se duhet që personat që i kanë keqpërdorur këto para të gjykohen dhe të dënohen.
Molliqaj ka kritikuar deputetët e opozitës për shpenzimet për karburante duke thënë se kanë gënjyer për adresat e banimit.
