Javën që shkoj koalicionin qeverisës në Istog Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë mbledhur 14 nënshkrime për të thirr seancë të jashtëzakonshme, mirëpo tek sot ata janë njoftuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal Fjolla Ukaj që nuk ka arsye për mbledhje të jashtëzakonshme, shkruan Paparaci.
Kështu ka thënë për Paparaci asamblisti Enver Rugova, derisa me këtë gjest ai thotë se kryesuesja e Kuvendit Komunal Fjolla Ukaj e ka shkel ligjin për qeverisje lokale.
Për këtë është në dijeni edhe kryetari i kësaj komune Ilir Ferati, derisa kryesuesja si mbledhje të rregullt të Kuvendit Komunal e ka caktuar datën 16.02.2022.
“Na si koalicion që jemi me PDK e kemi paraqit te premten me 14 nënshkrime edhe seancë te jashtëzakonshme dhe sot mesditë kryesuesja në mesditë e ka qu ne grup që nuk kemi arsye me thirr arsye mbledhje te jashtëzakonshme është i njoftuar kryetari edhe kryetari e ka thirre kryesuesen edhe ajo I ka thane që unë nuk thirr mbledhje e ka thirr një të rregullt me 16.02.2022 dhe për mbledhje te jashtëzakonshme ajo e ka shkel edhe ligjin. Pom duket që deri para orës 16:00 ne e-mail nuk kam”.
Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal një nga pikat e rendit të ditës ishte edhe shkarkimi i kryesueses së kuvendit komunal, si pjesë e marrëveshjes së re mes LDK-së e PDK-së në Istog.
Paralajmërohet shkarkimi i kryesueses së Kuvendit Komunal në Istog
