Xhiroja e tetë e Artmotion Superliga e Kosovës do të fillojë sot me dy ndeshje interesante.
Loja hapëse e xhiros së tetë do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00, mes Sigal Prishtinës dhe RC Cola Dritës.
Sot nga ora 19:00 do të takohet Golden Eagle Ylli me Trepçën. Ylli vie pas një humbje në minutat e fundit ndaj Pejës kurse Trepça pas një fitoreje bindëse në Rahovec.
Ndeshja tjetër e po kësaj xhiroje do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:00, ku Bashkim do ta pres Pejën.
