Të fundit

Tahiri: Qeveria po e trajton në mënyrë të veçantë veriun

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se kryeministri Albin Kurti po e trajton në mënyrë të veçantë pjesën veriore të vendit.

Sipas tij, shefi i Ekzekutivit e ka një agjendë. Tahiri kritikoi Qeverinë për mospërfshirjen e veriut në shtrenjtimin e rrymës në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohen tarifat e reja.

Ai theksoi se e sheh këtë si zgjerim të një autonomie për veriun. I pari i deputetëve të PDK-së e akuzoi Zyrën e Rregullatorit për Energji se po vepron si organ politik dhe jo i pavarur. Abelard Tahiri i kërkoi Albin Kurtit që ta shkarkojë borin e ZRRE-së.

“Fatkeqësisht Qeveria dhe Albin Kurti është duke e trajtuar në mënyrë të veçantë veriun. Dhe unë mendoj që tash po shihet që Albin Kurti e ka një agjendë për veriun. Pra këtu kemi të bëjmë pikërisht me zgjerimin e një autonomie me angazhimin e kësaj qeverie që këta njerëz ta kenë një autonomi pikërisht në atë pjesë të vendit. Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme dhe kjo është arsyeja pse Albin Kurti nuk guxon me marrë pjesë në seancë, sepse nuk ka arsyetim pikërisht për veriun”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci