Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ka plotë gjëra se nuk do të ia bënte hallall kryeministrit, Albin Kurti.
Ahmeti tha kështu teksa ia ka shpërndarë postimin e gazetarit, Berat Buzhala, në Twitter, i cili shkruante se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka shkarkuar një polic, drejtorin dhe kryeredaktorin e RTK-së për gabime shumë më të vogla sesa këto që po i bën burri i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.
“Xhelali e ka shkarku nje polic, drejtori i RTK’se kryeredaktorin e RTK Live’it, per gabime shume me te vogla se sa keto qe po i ben Prindon Sadriu. Mos t’ish kane Prindoni, t’ish kane nje diplomat tjeter Donika Gervalla motiiiii e kish çu te shpija”, shkruan Buzhala.
E për këtë shkrim të tij, ka folur edhe ish-kreu i kryqytetit.
Ahmeti deklaroi se nuk ia bën hallall shefit të Qeverisë që ia ka sjellë punën që në sende sadopak të vogla të pajtohet me gazetarin Buzhala.
“Plote sene ja boj hallall Albinit po qe ma bjen punen ne do sene (sadopak te vogla) me u pajtu me ty – Sja boj hallall!”, u shpreh ai.
Plote sene ja boj hallall Albinit po qe ma bjen punen ne do sene (sadopak te vogla) me u pajtu me ty – Sja boj hallall! 😂 https://t.co/ALjyAYs2B1
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) February 9, 2022
