Të fundit

“Kemi të dhëna shqetësuese pse Albin Kurti refuzoi gazin amerikan”

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeverisë duhet t’i rekomandohet që urgjentisht ta rikthejë projektin e gazit amerikan.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ai ka thënë se grupi parlamentar i AAK-së, “ka të dhëna shqetësuese rreth refuzimit të gazit amerikan”.

“Kuvendi të miratojë një rezolutë që obligon Qeverinë të zbatojë projektin e gazit amerikan”, u shpreh Tahiri.

“Qeveria ka qenë jashtëzakonisht e pasaktë nuk ka dhënë asnjë argument, të vetmin send që e kemi ni në debate, e kanë përdorë termin e fizibilitetit, të dhënat që i kemi janë shqetësuese e mbi të gjitha janë të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Tahiri.

Kyçja e Kosovës në projektet rajonale të furnizimit me gaz natyror është paraparë edhe në Strategjinë e Energjisë e Republikë së Kosovës 2017-2026.

Në këtë strategji thuhet se projekti i gypit Trans Adriatik (TAP) i ka krijuar Kosovës mundësi të mëdha për t’u kyçur në rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror.

Kosova, sasinë më të madhe të energjisë elektrike, e prodhon nga djegia e qymyrit në termocentralet e Obiliqit. Rreth 95 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga thëngjilli, 2.7 për qind nga hidrocentralet si dhe 2.3 për qind nga era dhe panelet diellore.

Metoda e prodhimit të energjisë elektrike nga thëngjilli konsiderohet e dëmshme për mjedisin si dhe shkakton ndotje të lartë të ajrit.

Vitet e fundit, Kosova ka pasur probleme të vazhdueshme sa i takon ndotjes së mjedisit, nga termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, e po ashtu edhe nga djegia e thëngjillit nga bizneset dhe shtëpitë private.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci