Ministria e Kulturës ka ndarë çmimin kombëtar për vepër jetësore, “Muslim Mulliqi” për Agush Beqirin.
Çmimin tjetër vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor e kanë ndarë për Faik Krasniqin.
Këto çmime janë mirënjohje për artistët në këtë fushë të artit tha Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
“Jam shumë i lumtur që si ministër kemi mundësi edhe në këtë formë kemi mundësi të shpërblejmë artistët tanë. Është mirënjohje që shteti u jep artistëve dhe bazohet nga një juri profesionale”- citoi tutje Ministri Çeku.
