Të fundit

Arrestohet 54-vjeçari në Mitrovicë, iu gjet pistoleta në veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Mitrovicë 54-vjeçarin me inicialet I.M., pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës ”.

Siç njofton policia gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit, atij i është gjetur një pistoletë pa leje.

“Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Mitrovicë, ku pas ndaljes dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë. Pas intervistimit, i dyshuari I. M., 54 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci