Gjatë episodit të mbrëmshëm në “Për’puthen” kanë ndodhur dy hyrje të reja, e njëri prej tyre është Erion Kukaj, 25-vjeçar, nga Prizreni.
Ndonëse numri i pjesëmarrësve nga Kosova është më i vogël siç duket dalëngadalë mund të rritet.
Pasi Erioni u prezentua, ai është pyetur nga prezantuesja e këtij emisioni Bora Zemani se çfarë i pëlqen nga vajzat e këtij sezoni e njëkohësisht Ada i ka drejtuar pyetjen se çfarë e tërheqë tek ajo.
“Në mendimin afatgjatë është karakteri”, është shprehur Erioni.
Erioni ka treguar se me origjinë është nga qyteti i Prizrenit, por gjatë fëmijërisë së tij ai ka jetuar në Tiranë, ndërsa viteve të fundit është rikthyer në Prizren ku punon dhe studion.
