Të fundit

Në ditën e të dashuruarve Ambasada Amerikane bënë thirrje për vaksinim

Ambasada e Amerikës në Kosovë në ditën e të dashuruarve u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen.

Ambasada amerikane në Prishtinë kërkoi nga qytetarët që të tregojnë se janë të kujdesshëm ndaj familjeve të tyre.

“Javën e kaluar SHBA-të dhuruan edhe mbi 500 mijë vaksina për të mbrojtur kosovarët. Tani ka mënyra të reja, të përshtatshme për të marrë vaksinën tuaj. Këtë festë të Shën Valentinit, tregojuni familjes tuaj se jeni të kujdesshëm duke iu drejtuar klinikës mobile në sheshin Zahir Pajaziti. Kjo mënyrë e re e përshtatshme dhe e lehtë për të marrë vaksinën është falë USAID-it në Kosovë, Programit të Unicef-it në Kosovë në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar edhe 602 raste të reja me koronavirus ndërsa janë mbi 12 mijë raste aktive në gjithë vendin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci