Të fundit

Tërmet me magnitudë 5.9 në ishullin norvegjez

Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi ishullin norvegjez të Jan Mayen, raportoi EMSC.

Jan Mayen është një ishull vullkanik që i përket Norvegjisë dhe nuk ka një popullsi të përhershme.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 2 kilometrash në detin midis Grenlandës dhe ishullit Jan Mayen.

Vendbanimet më të afërta janë qindra kilometra larg nga epiqendra. Kryeqyteti islandez Reykjavik është 806 kilometra nga epiqendra, dhe Husavik është pak më afër, 540 kilometra nga epiqendra.
Përveç EMSC, tërmetin e ka konfirmuar edhe Universiteti i Bergenit dhe NORSAR, institucioni kryesor shtetëror për tërmetet, përcjell Gazeta Express.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci