Sulmuesi shqiptar, Armando Broja thuhet se do të jetë i hapur për të gjitha opsionet në fund të këtij sezoni.
Broja, i cili është në formë huazimi nga skuadra e Chelseas te ajo e Southampton, ka pasur paraqitje mjaftë të mira me fanellën e këtyre të fundit, duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave.
Mediumet angleze kanë raportuar se 20-vjeçari tashmë ka filluar t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë dhe se nuk e përjashton largimin nga Chelsea.
Broja ka shënuar tetë gola dhe ka bërë një asistim në 24 ndeshje me skuadrën e Southampton.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka kontratë me “Blutë e Londrës” deri në vitin 2026, ndërsa ishte huazuar më parë edhe te skuadra e Vitesses.
