Anëtari serb i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, deklaroi se “provokimi i fundit i Zheljko Komshiqit mund të shpjegohet shkurtimisht si urimi për shtetin e rrejshëm nga anëtari i rrejshëm i Kryesisë, me gënjeshtër se e bën këtë në emër të Bosnjës dhe Hercegovinës”, me rastin e urimit të Kryetarit të Kryesisë së BeH për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Një mashtrues dhe manipulues i vogël, një spekulant politik në skenën politike nuk mund të bëjë ndryshe përveçse të provokojë. Komshiq dje demonstroi arritjet e tij kur bëhet fjalë për jetesën e përbashkët në BeH”, ka thënë Dodik për agjencinë serbe të lajmeve të BeH “Srna”.
Sipas tij, “Komshiqit nuk i intereson fare Kosova, por qëllimi i tij ka qenë të provokojë serbët”, ka pretenduar shovinisti serb Millorad Dodik./Paparaci
