Ganimete Musliu ka akuzuar Administratën e Kuvendit të Kosovës për keqpërdorimin e fëmijëve.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se stafi i kuvendit ia dha nxënësve të klasës së gjashtë portretet e kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se pjesë e fotografisë së fëmijëve me portretet e dy liderëve politikë, ishte edhe nipi i saj.
“Mos i gjykoni mesueset, fotot femijeve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjeter aty. Nuk linin hapsirë për të ju spjeguar asgjë siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasë obligative vetem te sfilojnë me këto foto. Nipi im me foto të Vjoses”, ka shkruar ajo.
Sipas Musliut, ato fotografi fëmijëve u janë dhënë nga administrata e Kuvendit.
“Mos i gjykoni mesueset, fotot femijeve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjeter aty. Nuk linin hapsirë për të ju spjeguar asgjë siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasë obligative vetem te sfilojnë me këto foto”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Musliu tha se mësuesit dhe fëmijët janë të pafajshëm, teksa përmendi se edhe nipi i saj është fotografuar me fotografinë e Osmanit. /Paparaci.com
