Të fundit

Kosova temë diskutimi mes Putinit dhe Scholzit

Pjesë e diskutimit të konferencës së djeshme të presidentit rus, Vladimir Putin dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ka qenë edhe Kosova.

Kështu raporton agjencia e njohur e lajmeve Reuters, transmeton Paparaci.

Sipas mediumit në konferencën e përbashkët në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin, kritikoi ndërhyrjen e NATO-s në luftën mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas Putinit, NATO-ja kishte nisur një luftë në Evropë duke bombarduar Serbinë në vitin 1999, shkruan Reuters.

Kësaj deklarate iu ka përgjigjur kancelari gjerman i cili ka thënë se bombardimet e vitit 1999-të ishin bërë për të parandaluar gjenocidin, transmeton Paparaci.

Kur Putin kritikoi NATO-n, duke thënë se kishte nisur një luftë në Evropë duke bombarduar Serbinë në vitin 1999, Scholz u kundërpërgjigj, duke thënë se kjo ishte bërë për të parandaluar gjenocidin, një referencë për persekutimin e shqiptarëve etnikë në Kosovë.

“Në Jugosllavi kishim një rrezik tjetër e ai është rreziku i gjenocidit dhe kjo duhej të parandalohej .Jam i lumtur që ndërkohë kemi zhvillime paqësore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor secili ka perspektivën e vetë në drejtim të Bashkimit Evropian .Kjo është shenjë e mirë”, citohet të ketë thënë Scholz, transmeton Paparaci.

Aleanca veri-atlantike NATO, bombardoi caqet serbo-jugosllave për 73 ditë në vitin 1999, për ti dhënë fund spastrimit-etnik të Kosovës që po bëhej nga Serbia./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci