Të fundit

Konflikti në Ukrainë, presidenti: Ende s’e kemi parë tërheqjen ruse

Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky, ka dhënë reagimin e tij të parë ndaj raportimeve nga Rusia se kjo e fundit po tërheq disa nga trupat e saj nga kufijtë, raporton BBC.

“Për të qenë i sinqertë, ne reagojmë ndaj realitetit që kemi dhe nuk shohim ende ndonjë tërheqje. Sapo kemi dëgjuar për të por të gjithë njerëzit normalë presin de-përshkallëzimin.

Sa i përket kërcënimit, e kam thënë shumë herë se jemi të qetë për çdo kërcënim sepse kujtojmë se e gjithë kjo nuk ka nisur dje. Kjo ka ndodhur për shumë vite. Kur trupat të tërhiqen, të gjithë do ta shohin këtë, jo vetëm ushtria apo zbulimi. Por tani për tani, ato janë vetëm deklarata” .

“Ne nuk kemi parë ndonjë tërheqje të forcave ruse dhe kjo bie ndesh me mesazhin e përpjekjeve diplomatike nga Moska”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci