Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Rusia “po përpiqet të krijojë një pretekst për të kryer një sulm të armatosur kundër Ukrainës”.
Ai u pyet nga Wall Street Journal në lidhje me komentet e Kremlinit që fajësonte Kievin për bombardimet e ndodhura sot në rajonin Donbas të Ukrainës.
“Jemi të shqetësuar se Rusia po përpiqet të krijojë një pretekst për të kryer një sulm të armatosur kundër Ukrainës. Nuk ka ende siguri për qëllimet e Rusisë”, tha Stoltenberg në një paraqitje para mediave të enjten.
Rusia ka grumbulluar trupat më të shtuara ushtarake që kemi parë për dekada, tha Stoltenberg. /Paparaci.com
